Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Home » Drugs ABC in your language » Albanees » Ilaçet e gjumit dhe hapat qetësuese » Kufizimi i rreziqeve ?

Kufizimi i rreziqeve ?

Keshillat e mëposhtme kanë si synim të kufizojnë rrezikun në lidhje me ilaçet e gjumit dhe me hapat qetësuese.

  • Ndiqni gjithmonë mendimin e mjekut. Mos i përdorni më ose jo më gjatë sesa ju është përcaktuar.
  • Mos i përdorni ilaçet më shumë se një ose dy hërë në javë maksimum.
  • Mos i kombinoni ato me alkool ose me drogë të paligjshme.
  • Në qoftë se nuk arrini të ndaloni marrjen e ilaçeve të gjumit ose të qetësuesve, kerkoni ndihmen e një mjeku. Në qoftë se e zvogëloni ose e ndaloni menjëherë marrjen e një ilaçi të gjumit ose të një qetësuesi, ju mund të ndjeni simptoma rraskapitjeje, si pagjumësi dhe ankth. Këto simptoma i ngjajnë ankesave për të cilat ju keni filluar ta përdorni ilaçin në fjalë. Për shumë persona, është një « provë » që ato kanë nevojë për këtë ilaç. Pra, ndalojeni progresivisht, sipas skemës së dhënë nga mjeku. Kjo ju lejon të zvogëloni rrezikun e shfaqjes të simptomave të tilla.
  • Mundohuni gjithashtu të aplikoni një lloj numri të rregullave të cilat jua bëjnë më të lehtë fjetjen në mënyrë natyrale. Shkoni e flini gjithmonë në të njëjtin moment dhe ngrihuni çdo ditë në të njejtën orë. Mos hani as tepër as vonë. Shmangni konsumimin, sidomos në mbrëmje, alkool, kafe dhe koka. Dhomën tuaj përdoreni veç për të fjetur, jo për të lexuar ose të shikoni televizorin. Në qoftë se një aktivitet fizik i përditshëm është i rekomanduar gjatë mëngjezit ose në fillim të mbasdites, është mirë të shmangni çdo lloj përpjekje intensive gjatë mbrëmjes.

Informacione relative në lidhje me ilaçet e gjumit dhe hapat qetësuese