Alkooli ne formën e tij të pastër nuk ka erë dhe shije. Krejt i pastër nuk përdoret asnjëherë, është një pjesë e pijeve me disa përbërës. Pijet më të njohura që përmbajnë alkool janë: birra, vera dhe pijet e forta alkoolike.

Alkooli formohet nga fermentimi i sheqernave që nga natyra i përmbajnë frutat dhe grurërat.

Përqëndrimi i alkoolit në një pije matet në Belgjikë me gradë. Në një birrë ka aq alkool sa dhe në një gotë verë apo pije të fortë. Me kusht që të mos hedhësh shumë në gotë. Kini parasysh: birrat e forta kanë më shumë alkool.