Cfarë është bixhozi?
Bixhozi është një lojë për lekë. Nuk e di dot që nga fillimi nëse do fitosh apo humbasësh lekë.

Efektet
Lojrat e fatit dhe bastet të japin një ndjenjë eksituese. Sa më shumë para të ketë në lojë aq më ngacmuese bëhet.
Rreziqet
Të fitosh apo humbasësh para ndikon në shumë emocione. Eshtë eksitimi që i bën bixhozin dhe bastet terhëqese. Kjo përmban dhe disa rreziqe. Ngaqë njeriu merret me lojën nuk ke më kontroll në sjelljen ndaj lojës. Sa më shumë të luash aq më të shumta janë rreziqet.
Legjislacioni
Legjislacioni Belg përcakton se cilat lojra të fatit lejohen dhe se çfarë leje në lidhje me mundësite e lojës e pajisje duhet të kesh. Përveç kësaj ligji kontrollon dhe pajisjet dhe merr masa që të mbrojë ata që luajne. Bixhoz pa autorizim, për shembull në rrugë është e ndaluar.
Të kufizosh rreziqet
Të luash bixhoz nuk është kurrë pa rreziqe. Mund të kufizosh rreziqet me ndihmën e disa këshillave.