Cfarë është alkoli?
Alkooli ne formën e tij të pastër nuk ka erë dhe shije. Pijet më të njohura që përmbajnë alkool janë: birra, vera dhe pijet e forta alkoolike.

Efektet
Alkooli ka një efekt qetësues. Nëse pi pak alkool, bëhesh më aktiv dhe guxon më shumë. Nëse pi më shumë do bëhesh më pak i vëmendshëm. Reagon dhe më ngadalë.
Rreziqet
- Probleme me kujtesën
- Aksidentet
- Grindje dhe dhunë
- Dëmtim truri
- Sëmundje të zemrës, mëlçisë, kancer
- I rrezikshëm gjatë shtatëzanisë
- Varësi
Legjislacioni
Ligji Belg rregullon përdorimin e alkoolit ne trafik. Përcaktohet me ligj se në cilën moshë të rinjtë mund të përdorin alkool. Edhe kushtet se kur mund të prodhosh alkooli apo ta servirësh përcaktohet nga ligji.
Të kufizosh rreziqet?
Në rast se je më i ri se 18, është mirë që të mos pish fare. Trutë e një të riu janë në zhvillim e sipër dhe përdorimi i alkoolit mund të dëmtojë zhvillimin. Nëse do të mos rrezikosh është më mirë që të mos pish fare alkool.