Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Home » Drugs ABC in your language » Albanees » Speed dhe kokainë » Cfarë efektesh kanë speed dhe kokainë?

Cfarë efektesh kanë speed dhe kokainë?

Speed dhe kokainë të bëjnë që të ndjehesh më pak i lodhur. Ndjenja e urisë largohet dhe pas përdorimit ndjehesh shumë i lumtur. Ke më shumë besim në vetvete dhe fillon të flasësh shumë.

Te kokaina zgjat ky efekt maksimumi një orë. Te speed mund të zgjasë disa orë. Speed dhe kokainë përdoren shpesh për të prestuar. Ndjehesh i fortë, i shprehur dhe gjithë përpjekjet i bën më gjatë. Në realitet kjo i kërkon shumë trupit.

Gjatë përdorimit mund të kesh dhimbje koke, dhimbje barku, djersitje dhe temperaturë të lartë. Zemra rreh më shpejt dhe ka raste që ke shtrëngime të muskujve. Energjia shtesë që merr nuk rrjedh nga droga por vjen nga trupi. Prandaj pas përdorimit je tepër i lodhur dhe ndjehesh i rraskapitur.

Speed dhe kokainë prodhohen në mënyrë ilegale. Për këtë arsye nuk e di dot se cfarë ka në brendësi. Në këtë mënyrë rrezikon shumë.