Cfarë janë speed dhe kokainë ?

Speed dhe kokainë janë droga stimuluese. Kjo do të thotë që nga përdorimi i tyre merr energji. Shpesh janë në formën e pluhurit që thithet. Të japin një ndjenjë fallco energjie, por kur ikën efekti, je i këputur.

Efektet

Speed dhe kokainë të bëjnë që të ndjehesh më pak i lodhur. Ndjenja e urisë largohet dhe njeriu ndjehet shumë i lumtur. Ke më shumë besim në vetvete dhe fillon të flasësh shumë.

Rreziqet

Speed dhe kokainë mund të çojne deri në rraskapitje fizike dhe shpirtërore. Ato mund të ndikojnë dhe në një varësi të rëndë shpirtërore.

Legjislacioni

Sipas ligjit, shitja, blerja apo importimi i speed dhe kokainës janë të ndaluara me ligj.

Të kufizosh rreziqet?

Drogat gjithmonë përmbajnë rreziqe. Kjo gjë vlen për të gjitha drogat edhe për speed dhe kokainë. Kush nuk do të rrezikojë është e mira të mos e përdorë fare. Zgjedh që ta përdorësh, mundohu atëherë të kufizosh rreziqet.