Problemi i bixhozit mund të ketë një efekt në ambjentin tuaj. Mund të krijohen probleme në fusha të ndryshme.

Probleme me të hollat

Njeriu do që të fitojë paratë e humbura duke luajtur bixhoz më shumë. Në këtë mënyrë mund të krijohen probleme me të hollat dhe borxhet. Nga kjo njeriu shkon dhe merr borxh te shokët dhe familja. Disa bëjnë dhe vjedhje.

Probleme me punën ose shkollën

Bixhozi të merr shumë kohë. Në këtë mënyrë ke më pak kohë për shkollë ose punë

Problemet sociale

Nëse i përkushton shumë kohë lojrave të fatit rrezikon që të lësh pas dore kontaktet sociale. Si rrjedhojë mund të izolohesh nga ana sociale.

Varësia

Bixhozi mund të jetë aq drithërues dhe eksitues, sa që harron çdo gjë pranë vetes. Krijohet një lloj dehjeje. Eksitimi bëhet më i rëndësishëm se sa të fitosh. Të ndalosh bixhozin ose bastet ngjet me çlirimin nga droga. Kështu ke të bësh me efektet e ndalimit. Këto mund të jenë probleme me gjumin, agresivitet, ankth, ndjenja depresive, paranoja dhe ndjenja të ulëta të vetëbesimit.

Kush i përcakton rreziqet?

Jo të gjitha lojrat e fatit përmbajnë të njëjtat rreziqe. Rreziku është i lidhur me disa faktorë.

  • Ndjenja që ke ndikim në rezultat.
  • Koha ndërmjet të hollave që vë në dispozicion, lojës dhe rezultatit.
  • Me pak para të fitosh shumë të holla.
  • Sa shpesh fiton njeriu.
  • Sa shpesh ke ndjenjën që do humbasësh.
  • Lehtësia për të pasë hyrje në lojë. A mund të luajë njeriu në smartphone nga shtëpia e tij? Apo duhet të shkosh në një kazino?
  • Sfera që krijohet në ambjentin e lojës që luhet. Mendo për përdorimin e ngjyrave, veshjet lluksoze, sinjalet e tingujve nëse fiton dikush, …

Të kesh parasysh që rreziqet janë më të larta nëse ke pak në dispozicion dhe fiton shumë.