Kanabis sjell rreziqe me vete të një afati të shkurtër dhe të gjatë. Mund të çojë deri në varësi.

Në një afat të shkurtër

  • Kush nuk është i lumtur mund të ndjehet dhe më keq.
  • Nëse përdor shumë kanabis mund të kesh të vjella dhe marramendje.
  • Nëse përdor shumë kanabis mund të kesh ankthe.
  • Njeriu përqëndrohet më pak dhe harron gjëra që sapo i ka bërë.
  • Kanabis është i rrezikshëm për njerëzit me probleme zemre.
  • Kanabis mund të ndikojë në humbjen e lidhjes me botën.
  • Të pini kanabis gjatë shtatëzanisë ose kur jepni gji është i dëmshëm për fëmijën e palindur ose beben.
  • Ai që nis një automjet nën influencën e kanabisit, ka dy herë më shumë mundësi për një aksident automobilistik.

Në një afat të gjatë

  • Nëse përdor shumë kanabis për një kohë të gjatë mund të keni probleme me përqëndrimin dhe kujtesën.
  • Pirja e kanabis rrit dhe mundësinë për sëmundjet e mushkërive ose të zemrës.
  • Në rast se njeriu përdor rregullisht kanabis, mund të ndikojë kjo në dëmtimet e trurit. Sidomos te përdoruesit e rinj.
  • Ai që përdor gjatë dhe shpesh kanabis mund të varet prej tij.